Video gratis Masakra e Qyshkut ( Peja ) Serbia's war crimes in Kosova
Video de Cilat njësi barbare serbe vranë e masakruan 42 shqiptarë në fshatin Qyshk
Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe
Në këtë ditë të kobshme për Qyshkun , u vranë e një pjesë e tyre edhe u dogjën Ramë Dervish Gashi (65), Xhafer Ramë Gashi (40), Rrahim Dervish Gashi (55), Rasim Hysen Ramaj (45), Metë Shala (55), Selim Maxhun Gashi (50), Haki N Gashi (45), Jashar Azem Gashi (58), Muharrem Azem Gashi (50), Avni Drevish Gashi (50), Skënder Dervish Gashi (35), Musë Shaban Gashi(63), Ibish Kadri Gashi (55), Rrahim Shaban Gashi (55), Ahmet Rrustem Gashi (35), Emin Bekë Gashi (60), Emrush Krasniqi, mysafir nga Vranoci, Ismet Bajraktari, mysafir nga Raushici, Hasan Metë Hatamaj - mysafir nga Batusha, Gani Avdyl Hasanaj, mysafir nga Batusha, Hasan Ahmet Çeku (70), Bedri Ahmet Çeku (65), Isuf Shala, mysafir nga Grabofci, Çaush Rrustem Lushi, Ardian Çaushi (30), Ardian Çaush Lushi (20), Osman Haxhi Lushi (48), Sefedin Haxhi Lushi (44), Avdullah Lush Lushi (45), Ukë Lush Lushi (43), Ramiz Lush Lushi (40), Xhafer Lush Lushi (35), Skënder Lush Lushi (30), Nifa Din Kelmendi (55), Skënder Din Kelmendi (50), Besim Din Kelmendi (38), Ardian Skënder Dina (20), Rrahim Sylë Kelmendi (40), Xhemë Isuf Kelmendi (40), Mentor Shaban Kelmendi (22), Avdi Shaban Berisha (58) dhe Zecir Aliaj - mysafir nga Zllopeku
Në masakrimin e civilëve shqiptarë kanë marrë pjesë
-Formacioni Frenki, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - Frenki, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si Crvene beretke (Beretat e kuqe)
-Operativna Grupa ose OPG (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten Magla (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë OPG-ja mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Recak, në Pavlan, në Zahac etj
-Njësiti snajperist i Armatës së Tretë Jugosllave, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe Pastaj, grupet paramilitare të ashtuquajtur Munja (vetëtima) Munja, në një raport të organizatës Human Rights Watch-it (HRW), përshkruhen se ka qenë një mishërim i cuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë
KLIKO KETU
SHQIP http//americanradioworkspublicradioorg/features/albanian/1html
ENGLISH
http//americanradioworkspublicradioorg/features/kosovo/cuska/cuska_framesethtml
Serbisht
http//americanradioworkspublicradioorg/features/kosovo_trans/cuska/cuska_framesethtml
VETEVENDOSJE KOSOVA LIR CLIRIMTARE Recak ADEM JASHARI DEMACI ALBIN KURTI FLORIN ADRIAN KRASNIQI LIRI DEMOKRACI UCK