Video gratis Hohenstaufen,Charles d'Anjou and Regnum Albaniae - p 2
Video de Meqense mungojne video mbi periudhen e mesjetes shqiptare ne YT, mendova te postoja keto 2 video inormuese
Mbreteria Shqiptare e mesjetes do te jete shtysa ku do bazohen me vone edhe luftrat e Skenderbeut per krijimin e nje identiteti unik kombetar shqiptar!Charles d'Anjou, (Karl d'Anzhu), do të behej një nga aleatet e fuqishem të shqiptareve kundër dominimit Bizantin të Mihal Paleologut dhe dyndjeve sllave të mbretërise serbe që kërcënonin nga veriu Faik Konica na kujton për përmendoren e tij që mbahej në Krujë gjer në shekullin e XVII-të, ndërkohë që simbolet e tri luleve te zambakut që ishin në emblemën e tij, do të bëheshin pjese e emblemës së Durrësit, i cili per nje kohë të gjatë ishte kryeqytet i dytë i kësaj mbretërie me dy brigje të saj në të dy anët e Adriatikut Napolit dhe Shqipërisë Akoma më befasuese është dhe një embleme e vjetër e Karlit Anzhu që ruhet edhe sot, ku duket në nje sfond te kuq dhe të verdhë nje shqiponjë dykrenare, sic është dhe sot në stemën e Republikës Shqiptare me shqiponjën e zezë Me paktin që vendosi me Prijesat Shqiptare, Karli u shpall mbret i Napolit e Shqiperise në 21 shkurt 1272 që u mundësua pasi ai u dha prijsave shqiptarë garancitë e kërkuara Durazzo, Berati, Janina, Butrinti hyne ne mbreterine e re Regnum de Naples et Albaniae shkruan historiani Rishar Regnum de Naples et Albaniae, u festua dhe u brohorit nga të gjithe shqiptaret Një dekret mbretëror njeh Princat Shqiptare si Baronë dhe Kontë, duke u dhëne tituj nderi inter quos barones sabatus Paulus Brana, Sevastus Petrus Leti, sevastus Petrus Messia e u jepte atyre pushtet ndaj zotërimeve të tyre dhe menjëhere me ndihmat e mbretit Anzhuin filluan forcimet e kështjellave mbrojtese Në dokumentet Anzhuine njihemi me aristokracinë dhe familjet e mëdha shqiptare si Muzaka, Blenishti, Aranitasi, Skura, Zenebishti etj, për të cilët flet edhe Duselje
Studjuesi italian Francesco Tajani, në librin e tij Storie Albanesi(Le Istorie Albenesi) botuar ne Salerno më 1886, duke folur për Anzhuinet në Shqipëri përmend zotërimet e Princeve Shqiptarë Balshajt kishin zonën midis Krujës dhe Lezhës, Dukagjinët kishin krahinat mbi lumin Drin, Zakariajt kishin qytetin e Danjes dhe Zadrimën, Pjeter Spani kishte Drishtin, ndërsa Kastriotët kishin Dibrën Karl Thopiaj (Charles Thopia) pinjolli shqiptar me gjak francez
Një pinjoll i hershëm i familjes Thopia, përmendet në vitet '70 të shek XIII si ushtarak me titullin MILES, dhe në fillimet e shek XIV ata kishin në sundim të tyre një zotërim të gjërë që shtrihej midis luginës së Shkumbinit dhe të Matit Karl Thopisë nuk i mungonte as ambicja e as zotësia për të krijuar një Regnum Albaniae me identitet të fort Shqiptar Bashkimin e Shqipërise në një shtet të vetëm, që su bë dot në shek XIV u perpoq ta bënte Skënderbeu në shek e XV, gjatë qëndreses kombëtare kunder Perandorise Turke
Hohenstaufen Charles d'Anjou and Regnum Albaniae albania shqiperi shqip dardania epirus kosova maqedonia cameria Mal zi
Comentarios del video
1
ethnikhart faleminderit per postimin dhe mundimin!
video e perkryer!*****
kam ...
2
1bilderberg ethnikhart
2 jane pergjigjet
1)Po, persa kohe une do te kem llagari...
3
ethnikhart Faleminderit per pergjigjet Suksese ne punen qe ben!...
4
vraniqaku Video shume serioze dhe me vlere
Respekt Vella!...
5
NikVlora Atehere ,ketu duhet te falnderoj nga zemra per punen patriotike,sepse ...